Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Nuk kemi asnjë datë fikse për sezonin e ri", Basketbollisti i Kombëtares komenton vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë: Janë hapur lokalet dhe kinematë, pasojat janë të mëdha

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk kemi asnjë datë fikse për sezonin e ri",

Volejbolli dhe basketbolli nuk do të luhen këtë sezon. Ministria e Shëndetësisë u ka kthyer një përgjigje negative dy Federatave duke bërë që edicioni i ri në Volejboll dhe Basketboll nuk do të zhvillohet. I ftuar në emisionin "Sport Time" në Supersport, basketbollisti i Tiranës dhe i Kombëtares shqiptare, Gerti Shima e ka konsideruar si të padrejtë këtë vendim.

"Pasojat janë të mëdha pasi u bënë  8 muaj që ne nuk kemi asnjë aktivitet në sallat e mbyllura. Aktivitetet në salla të mbyllura nuk janë lejuar dhe ka gati një javë që të gjitha ekipet e volejbollit dhe basketbollit kaën filluar përgatitjet për sezonin e ri pasi këtë javë duhet të kishim luajtur ndeshjen e parë.

Në nëntor ne do të fillojmë stërvitjen pasi kemi ndeshje ndaj Portugalisë me ekipin kombëtar. Janë hapur palestrat që më datë 1 qershor dhe kjo është pesimizim pasi po lejohen aktivitete të tjera. Përveç vitit të kaluar që skuadrat dolën me humbje dhe tani është sërish problem pasi nuk kemi asnjë datë fikse për sezonin e ri.

Duke parë që hapen palestrat e kinematë e ngelet sporti nuk e di çfarë të them. Është e vërtetë që ne kemi problemet tona pasi në sallat tona nuk është vetëm problemi Covid-19, por edhe sëmundjet e tjera pasi në sallat tona të bëhen duartë e zeza nga pluhuri. Nëse do të kishim një kontroll që nga fillimi me tampon mund ta kishim më të lehtë fillimin e sezonit të ri".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga