
Kombëtarja e Basketbollit të femrave është tërhequr nga eleminatoret. Duke parë që sportet më dorë në vendin janë pezulluar, Federata e Basketbollit është detyruar të braktis ndeshjet kualifikuese europiane të paktën për muajin nëntor. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të FIBA që ka bërë me dije se Shqipëria dhe Bjellorusia nuk do të marrin pjesë në këto eleminatore që të mbahen në Turqi për shkak të pandemisë së Covid-19.
"FIBA Europë u informua nga Federatat përkatëse rreth problemevë që kanë lidhje me COVID-19 që u prishën përgatitjet e tyre dhe të cilat do të ndalojnë skuadrat që të udhëtojnë dhe marrin pjesë në kualifikueset që ishin caktuar në Stamboll", - shpjegoi FIBA e cila bëri të ditur se ndeshjet e Shqipërisë me Turqinë dhe Lituaninë nuk do të luhen.