
Juventus përballet me Spezian në orën 20.45, në kuadër të Serie A. Bardheninjtë kërkojnë fitoren, në takimin që duket i lehtë në letër.
Trajneri Pirlo po mendon për formacionin zyrtar. Pavarësisht nivelit të rivalit, nga minuta e parë do e nisë Ronaldo, teksa për portugezin nuk do ketë pushim. Bentacur dhe Rabiot në mesfushë, teksa aty është edhe Ramsey.
Juventus renditet në vendin e 3-të me 46 pikë. Synimi është ngushtimi i diferencave me Interin kryesues. Në krahun tjetër, Spezia endet në vendet e fundit të tabelës, me debutuesit e Serisë A që dëshirojnë qëndrimin në elitë. Më poshtë mund të lexoni formacionet e mundshme:
Juve - (3-5-2): Szczesny; Demiral, De Ligt, Danilo; Chiesa, Ramsey, Bentancur, Rabiot, Bernardeschi; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.