
Futbollisti i Koresë së Jugut Son Heung Min është një ndër lojëtarët më me emër në në Premier League.
Son, i rritur me një baba disiplinor, tashmë po ndjekën këshillat e dhëna vite më parë nga ai. Kapiteni i Tottenham nuk ka ndërmend të martohet pa mbyllur kapitullin e tij me futbollin.
“Jam dakord me atë që më këshilloi babai. Kur të martoheni, numri një do të jetë familja, gruaja dhe fëmijët dhe më pas futbolli. Dua të sigurohem që për sa kohë të luaj në nivelin më të lartë, futbolli do të jetë numri një.
Askush nuk e di se sa kohë mund të luajë në nivelin më të lartë. Kur të dal në pension, në moshën 33 ose 34 vjeç, do të mund ta shijoj akoma jetën. Pastaj do të krijoj një familje,”ka thënë futbollisti gjatë një interviste me The Guardian.
Babai i yllit të Premier League, Son Unjung, dikur një futbollist profesionist, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e të birit. Madje është vetë personi që e ka trajnuar që në moshën 10 vjeçare.
“Kur isha 10 ose 12 vjeç, ai erdhi për të trajnuar ekipin tim të shkollës dhe ne po stërviteshim, 15 ose 20 lojtarë. Programi ishte që të gjithë ne t’i mbanim topat lart për 40 minuta. Kur dikush e lëshonte topin, babai im nuk thoshte asgjë. Por sapo e hoqa, ai na bëri të gjithëve ta nisnim nga e para. Lojtarët e kuptuan, sepse unë isha djali i tij dhe, po, ishte e vështirë. Por kur mendoni për këtë tani, kjo ishte mënyra e duhur.”
Epo vlen të theksohet se babai i Son Heung Min ka bërë një punë realisht të mirë me të birin, duke e shndërruar atë në një lojtar të klasit botëror, falë punës dhe dispilinës.