Nuk kanë qenë vërtet disa vite të mira për Hamiltonin, që kur humbi në kampionatin botëror 2021 në xhiron e fundit të sezonit nga Max Verstappen.
Vitin e kaluar shtatë herë kampioni i botës nuk arriti të fitonte një garë por me sa duket as këtë vit nuk ka gjasa ta fitojë.
Në Miami fundjavën e kaluar, 38-vjeçari bëri mirë që përfundoi i gjashti, pasi Verstappen u zhduk në rrugë.
E gjithë kjo ka çuar në sugjerime se garuesi britanik do të vendos ta lërë Mercedez Benz, pasi të përfundojë kontrata në fund të sezonit.
Ajo që bie në sy është postimi i pilotit në InstaStory me mbishkrimin: Kemi bërë një rrugë të gjatë.
Kjo i bërë fansat të mendojnë se Hamilton mund të tërhiqet përfundimisht nga garat e Formula 1.
[caption id="attachment_692117" align="alignnone" width="475"] InstaStory i Lewis Hamilton[/caption]