
U dyshua se u dëmtua rënë në sfidën kundër Laçit pas ndërhyrjes së rëndë të kapitenit të kurbinasve në minutën e 79, por ekzaminimet mjekësore kanë treguar se Labino Ibrahimi nuk ka asnjë shqetësim serioz dhe se do të jetë i gatshëm për trajnerin Suljeman Starova për takimin kundër Flamurtarit.
Në ndeshjen e radhës Starova pritet që të mos ketë mungesa dhe mundësitë e zgjedhjeve të jenë të shumta për trajnerin e të kuqve, i cili debutoi me fitore të pastër, ku tashmë ka fituar dhe zemrat e tifozëve të kuq për ndryshimet e bëra vetëm në pak ditë.
Poll