Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Nuk i rezistoi dot ofertës, moderatorja sportive zbulon programin televiziv ku mund ta shohim

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk i rezistoi dot ofertës, moderatorja sportive zbulon programin televiziv

Eva Murati ka zbuluar se së shpejti do e shohim në një program televiziv në Itali.

Bukuroshja ka rrëfyer në "Pushime on Top" se gjërat në vendin fqinj janë duke shkuar shumë mirë, por nuk ka preferuar të japë më tepër detaje, lidhur me projektin e ri televiziv.

"Gjërat në Itali po shkojnë shumë mirë, nuk duam t'i marr mësysh se besoj pak të këto. Definitivisht gjërat po shkojnë shumë mirë", u shpreh Murati.

Moderatorja ka sqaruar njëherë e mirë thashethemet për armiqësitë me kolegët e saj, duke hedhur poshtë aludimet e ngritura.

"Kam shumë miqësi me moderatoret. Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Fliten lart e poshtë fjalë pa lidhje, por unë nuk kam armiqësi me asnjërën", sqaroi moderatorja.

Ajo tregoi më tej se do të jetë imazhi i brandit të rëndësishmë në Itali, siç është Lavazza, kafja e famshme.

"Pas kontratave zyrtare në Itali me 'Yamamay' dhe 'Carpisa', tashmë do të jem imazhi i një tjetër brandi shumë të rëndësishëm atje siç është Lavazza, kafja e famshme. Shumë shpejt do të iki atje, jo vetëm të zyrtarizoj kontratën, por do të bëj edhe një vizitë në fabrikën e Lavazzës dhe në muzeun e tyre, që mu duk shumë interesante dhe mezi po pres ta provojë si eksperiencë", rrëfeu Eva Murati.

Tags:

GOSSIP

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga