
Çelsi po kalon një moment të mirë si në kampionat, por edhe në Champions Leauge. Ekipi I drejtuar nga Frank Lampard po arrin të surprizojë me lojtarë shumë të rinj në moshë dhe tashmë po mendon edhe për merkaton.
Gjatë merkatos së janarit, 3 lojtarë mund të largohen nga Londra. Olivier Giroud, Pedro e Marcos Alonso nuk hyrjnë më në planet e trajnerit anglez dhe mund të lihen të lirë në rastë të ofertave të duhura.
Merkato e Çelsit ishte bllokuar për shkak të dënimit të UEFA-s, por në atë të janairt, blutë mund të ndërhyjnë për të marrë lojtarët e kërkuar nga trajneri Lampard dhe në fillim duhet largimi I disa prej lojtarëve.
Poll