Në një periudhë kur pothuajse të gjithë ekipet europiane kanë filluar fazën përgatitore, një rast i rrallë vjen nga Spanja. Valencia e ka lejuar mbrojtësin tunizian, Aymen Abdennour të vazhdojë pushimet më gjatë duke i bërë kështu të kuptojë që nuk ka vend në skuadër. Tuniziani ka dhe një vit kontratë me spanjollët dhe rroga e tij është goxha e lartë.
Në 2 vitet e fundit ai ka luajtur të Marseille por francezët kanë vendosur mos ta blejnë atë. Një interesim për shatëlartin erdhi nga Brescia në Serie A, por kjo ofertë nuk u mor parasysh prej tij. Toulouse në Francë besohet se është i interesuar për 29-vjeçarin por ata nuk kanë berë hapa konkretë për këtë lëvizje të mundshme.