
Marco Reus nuk do të jetë gati për Dortmund as në ndeshjen ndaj Bayern Munchen që do të luhet më datë 26 maj. Kapitei verdhezi është dëmtuar që para se futbolli të ndalej për shkak të pandemisë dhe nuk është rikuperuar ende.
Reues nuk është stërvitur ende me skuadrën, ndërsa vijon fazën e rikuperimit. Mediat në Gjermani shkruajnë se sulmuesi gjerman mund të mos luajë më për këtë sezon pasi nuk do të rikuperohet në kohë. Një humbje e madhe për Dortmund që nuk do të ketë të gatshëm një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.
Poll