Federata Shqiptare e Volejbollit do organizojë kursin për trajnerët e moshave Kategoria “FSHV 1”. Kursi do drejtohet nga trajneri i ekipit kombëtar të femrave Luca Seçhi dhe do fokusohet në “Didattica delle techiche di base nella pallavollo e sistemi allenamento”.
Ky kurs do zhvillohet në italisht dhe kushton 100 euro për të marrë pjesë. Teoria do mbahet te “Hotel Eurostar” dhe praktika në palestrën e shkollës “Vasil Shanto”. Afati i fundit për regjistrim është më 15 korrik, ndërsa periudha e zhvillimit të këtij kursi është 18-20 korrik.
Federata ka marrë përsipër të sigurojë ambientet e zhvillimit të kursit dhe bazën material për teorinë dhe praktikën. Pjesëmarrja në këtë kurs garanton më pas pjesëmarrjen në kurset e trajnimi të kategorive më të larta që do zhvillohen në vazhdimësi. Të interesuarit duhet ta dërgojnë CV-në dhe mandate pagesën e kursit në adresën e e-mailit: [email protected]
“Njoftojme te gjithe te interesuarit qe Federata Shqiptare e Volejbollit do te organizoje kursin per trajner te moshave "FSHV 1" (baze) nga data 18 Korrik deri ne 20 Korrik 2022 ne Tirane. Pagesa mund te kryhen ne zyrat e FSHV ose ne banke” shkruan Federata Shqiptare e Volejbollit në rrjetet sociale, bashkëngjitur me foton e mëposhtme.
