Në morinë e statistikave tashmë që është mbyllur pjesa e parë e sezonit të Superligës, rezultatet e skuadrave dhe pikët që kanë grumbulluar vetëm në pjesët e para të ndeshjeve që kanë zhvilluar, nxjerrin Partizanin kampion të dimrit.
Të kuqtë kanë arritur të grumbullojnë 31 pikë që në 45 minutat e para të sfidave që kanë luajtur në 18 ndeshjet e para të sezonit.
Kjo tregon se Partizani, në sfidat ku ka marrë pikë, është rezultativ që në pjesët e para, e më pas duke e ruajtur avantazhin apo rezultatin edhe në pjesët e dyta të ndeshjeve. Nga 35 pikë që të kuqtë kanë grumbulluar në total në kampionat, 31 kanë arritur t’i sigurojnë që në pjesët e para.
Në vend të dytë, si skuadra që ka siguruar më shumë pikë që në pjesët e para të ndeshjeve që ka zhvilluar është Skënderbeu me 27 pikë, ndërsa Kukësi me 26 pikë renditet i treti.
Laçi është ekipi që renditet i fundit nga ekipet që kanë siguruar pikë që në 45 minutat e para të 18 ndeshjeve që ka zhvilluar, vetëm 12 të tilla.
[caption id="attachment_68021" align="alignnone" width="561"] Tabela e renditjes se pikeve qe kane grumbulluar skuadrat e Superliges ne pjeset e para te kampionatit ne dy fazat e para[/caption]