
Cili është klubi më i pasur në botë? Me siguri të gjithjë ne e kemi bërë dhe e bëjmë shpesh këtë pyetje. Kurioziteti dhe nevoja për informacion shpesh na ka bërë të supozojmë mbi këtë renditje.
Por DFML(Deilotte Football Money League) ka përpiluar një raport me një listë të plotë të ekipeve në bazë të të ardhurave ka të regjistruara nga viti i kaluar. Në to përfshihen fitimet që ekipet kanë arritur nga sponsorat, të drejtat televizive, shitja e biletave dhe abonimet.
Komandon Reali i Madridit për të 11 vit radhazi me 577 milion euro, Barcelona me 560 milion euro dhe Manchester United me 519 milion euro duke mbyllur kështu 3 vendet e para.
Nga ekipet italiane, Juventusi pozicionohet në vendin e dhjetë, më pas Milani, Roma(e futur së fundmi) dhe Inter.
Anglia ka plot 9 ekipe në mesin e 20 skuadrave më të pasura në botë, më pas Italia me 4, Gjermani dhe Spanja me 2 dhe së fundmi Franca me të vetmin ekip PSG.
1) Real Madrid
2) Barcellona
3) Manchester United
4) PSG
5) Bayern Monaco
6) Manchester City
7) Arsenal
8) Chelsea
9) Liverpool
10) Juventus
11) Borussia Dortmund
12) Tottenham
13) Schalke 04
14) Milan
15) Atletico Madrid
16) Roma
17) Neëcastle
18) Everton
19) Inter
20) West Ham