
Real Madrid ka fituar me rezultatin 1-0 finalen e Champions League ndaj Liverpool. Mjaftoi goli i Vinicius në minutën e 59’ për t’i dhënë trofeun e 14 në histori madrilenëve.
Lojtari i ndeshjes ka qenë padyshim portieri i Realit Courtois, i cili ndali çdo goditje të Liverpool. Në përfundim të takimit belgu është shprehur shumë i lumtur, duke kujtuar periudhën në Angli.
“Të kthehemi në Angli. Nuk kam marrë mjaftueshëm respekt, ndaj, mirë, e tregova sot. Doja të vendosja pak respekt nën emrin tim atje”, u shpreh ai.
Poll