Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Një tjetër shqiptar në Serinë A, futbollisti rikthehet te ish-ekipi i tij

Shkruar nga NEWSPORT
Një tjetër shqiptar në Serinë A, futbollisti rikthehet te

Valon Behrami mund të rikthehet sërish në Serinë A. 31-vjeçari kosovar me nënshtetësi zvicerane mund të rikthehet sërish tek ish-ekipi i tij, tek Genoa. Ai ka luajtur në Itali për 2 vjet, 2003-2005 dhe ka marrëdhënie shumë të mira si me drejtuesit e klubit ashtu dhe me tifozerinë.

Drejtuesit e ekipit italian, thuhet se kanë hyrë në bisedime me mesfushorin kosovar për të bërë të mundur transferimin e tij te Genoa në merkaton e janarit. “Ligurianotizie.it”, ka shkruar sot, se dhe lojtari ka dëshirë të kthehet në Itali pasi gjatë periudhës që ka qenë atje ka kaluar mirë.

Ende nuk ka diçka zyrtare nga ana e klubit, por pritet që ditët në vazhdim drejtuesit e klubit të takohen me agjentin e lojtari për të biseduar rreth transferimit të Behramit në Itali.

Kujtojmë që 31-vjeccari aktualisht luan tek Watford, ku nuk po jep gjithçka në fushë, një tjetër element ky, që mund të përshpejtojë bisedimet për transferimin e tij.

[gallery columns="1" size="full" ids="70479"]

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga