Arsenal do të presë në shtëpi Southampton sonte në orën 21:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 32-të të Premier League. Topcinjve nuk u falen më hapa fals teksa në 2 ndeshjet e fundit kanë lënë 4 pikë në minutat e fundit duke bërë që Manchester City t’u afrohet me vetëm 1 pikë diferencë, gjithmonë nëse fitojnë ndeshjen e prapambetur.
Ndaj, nuk tolerohen më gabime dhe Arteta do t’u kërkojë djemve të tij të dalin me 3 pikë të plota nga Emirates Stadium të mbushur me tifozët e tyre. Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare dhe te Arsenal vihet re mungesa e Granit Xhakës i cili eshte i semure ndërsa në sulm e nis treshja Saka, Jesus, Martinelli.
Formacionet Zyrtare:
Poll