Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Një tjetër futbollist drejt burgut, gjykata ngre akuza për kampionin e botës

Shkruar nga NEWSPORT

Wissam Ben Yedder ka përfunduar nën “lupën” e drejtësisë spanjolle. Sulmuesi i Monacos akuzohet për evazion fiskal. Ai dyshohet se ka fshehur një pjesë të të ardhurave të tij nga autoritetet tatimore gjatë periudhës në të cilën ishte lojtar i Sevillas (2016-2019).

Hapja e hetimeve daton në vitin 2019. Lojtari francez, sipas shtypit spanjoll, tashmë ka paguar gjithsej 267.597 euro plus interes, një shumë e pamjaftueshme për të bindur prokurorin publik të mbyllë çështjen.

Prokuroria beson se futbollisti ka falsifikuar qëllimisht deklarimet e tij. Ben Yedder mund të përballet me burgim deri në 9 muaj dhe një gjobë deri në 150,000 €. Ai do të dalë në gjykatë të mërkurën më 15 shkurt, ku do të mësojë verdiktin final.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga