Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Një skuadër surprizë në garë për Muriqin, gati firma në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
Një skuadër surprizë në garë për Muriqin, gati

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë sezon te Fenerbaçe duke shënuar 15 gola e 6 asiste në 28 ndeshje në Turqi e tani kërkon të bëjë hapin e madh në karrierë.

Oferta për lojtarin nuk mungojnë që nga Serie A, Bundesliga, por edhe Premier League. Së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur edhe West Bromwich Albion që e shikon Muriqin se sulmuesin kryesor për sezonin e ri.

Skuadra angleze militon në Championship këtë sezon dhe është pranë rikthimit në Premier League e për këtë arsye ka nisur nga puna për të forcuar skuadrën.

Mediat angleze raportojnë se sulmuesi i Kosovës ka folur me trajnerin Slaven Bilic dhe e ka bindur për të firmosur me ËBA. Kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro e nëse WBA kthehet në elitën e futbollit anglez janë gati të paguajnë një shifër të tillë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga