Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Një sëmundje që të stërmundonte", ish-trajneri i Liverpool: U infektova me Covid-19 përpara se të ndalej Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
"Një sëmundje që të stërmundonte",

Brendan Rodgers, trajneri aktual i Leicester City-t dhe ish-i i Liverpool apo Celtic në ishull, ka treguar për mediet britanike se ka qenë i prekur nga Covid-19 sëbashku me bashkëshorten e tij dhe se sëmundja ka qenë e mundimshme.

Tanimë gjithçka ka kaluar dhe ai i është rikthyer përgatitjeve për rinisjen e Premier League, ndërsa nuk i harron vështirësitë që kaloi për disa javë, nga mungesa e disa shqisave, lodhja apo ankthi për të panjohurën.

"Ishte një sëmundje që të shtrinte, por fatmirësiht nuk isha aq rëndë sa shumë njerëz që e kanë kaluar këtë infeksion. Dhimbja e kokës ishte diçka tjetër. Ajo dhimbje që kisha, ishte e izoluar vetëm në një pjesë të kokës dhe u bë arsye pse kryem testin. Gruaja filloi të ndjente efektet rreth një javë pas meje. Atëherë e dinim që mund ta kishim. Ishim me fat që mundëm të bënim testet, 21 ditë pasi unë fillova të ndjehesha keq. Kur zhvilluam testet, ai zbuloi se kishim krijuar antikorpe.

Gjëja më e çuditshme ishin nuhatja dhe shija. Ti po ha darkë dhe nuk mund të nuhasje apo të shijoje gjërat. Kjo ishte gjëja më e madhe. Pastaj humbje forcat. Më vështirësi mund të ecje", u shpreh Rodgers.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga