
Sergio Ramos nuk do të debutojë me PSG-në në finalen e Superkupës ndaj Lille më datë 1 gusht. Mbrojtësi spanjoll u largua nga Real Madrid pas 16 vitesh dhe gjatë kësaj merkato firmosi në Francë.
Lojtari ka pësuar një dëmtim në pulpën e këmbës së majtë e për këtë arsye do të qendrojë jashtë fushave për të paktën një javë. Në këtë mënyrë, debutimi I tij me PSG-në nuk do të ndodhë në finalen e Superkupës, por do të shtyhet me fillimin e kampionatit.
Poll