Të mërkurën në orën 21.00 luhe gjysmëfinalja e kthimit në Champions League mes Chelseat dhe Real Madridit, në Stramford Bridge. Sfida e parë është mbyllur 1-1, ndaj në të dytën gjithçka do jetë e hapur.
UEFA Ka vendosur edhe për arbitrin që do vendosë drejtësi. Do të jetë pikërisht Daniele Orsato “bilbil” kryesor, teksa italianit i është besuar një takim kaq me peshë. Në VAR do të jetë Massimiliano Irrati, ndërsa si ndihmës janë Alessandro Giallatini dhe Fabiano Preti.
45 vjeçari Orsato ka qënë gjyqtar edhe në supersfidën e këtij sezoni të Championsit me 13 prill, ndaj PSG dhe Bayern, e mbyllur 0-1. Gjithashtu, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe shumë ndeshje të kampionatit italian këtë sezon.