
1 fitore në 12 javët e kampionatit maqedonas kanë që Renova të ndryshojë trajner. Ditën e sotme skuadra shqiptare ka gjetur akordin me një emër të njour në futbollin e Maqedonisë, Qatip Osmanin.
Në të kaluarën, Osmani ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës dhe Shkupin, ndërsa tani rikthehet sërish te Renova. 51-vjeçari e ka drejtuar këtë skuadër edhe në sezonin 2011-12 dhe ky është rikthimi i dytë për të. Renova nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri pasi në 12 javët e zhvilluar ka marrë vetëm një fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. Lajmi për firmën me Qatip Osmanin është bërë i ditur nga drejtori sportiv i Renovës, Fisnik Nuhiu për Infosport.mk.
"Jemi shumë të kënaqur që arritëm marrëveshje me Qatip Osmain. Të gjithë e dimë se çfarë peshe ka ai në futbollin tonë vendor, ndërsa ne si klub i dëshirojmë mirëseardhje sërish. Shpresojmë që me të në krye Renova do të dalë nga kjo krizë fillimisht, e më pas me siguri se do të kërkojmë më të mirën sipas mundësive që do të na jepen".