Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Një 16 vjeçar për United, anglezët “rrëmbejnë” talentin e Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Një 16 vjeçar për United, anglezët

Mediat në Spanjë shkrujanë se Manchester United ka përfunduar një marrëveshje prej 1.3 milion eurosh për adoleshentin e Barcelonës, Marc Jurado. Mbrojtësi i djathtë ka refuzuar ofertën më të fundit të klubit dhe ka vendosur të bashkohet me ekipin e të rinjve të United sezonin e ardhshëm.

Jurado ka qenë pjesë e klubit që kur ishte pesë vjeç, por pas disa javësh negociata ka marrë vendim që të ndërrojë Barçën për United.

Barcelona i kishte ofruar atij një pagë të konsiderueshme dhe një vend në ekipin e Juvenil B, si një nga talentet më të ndritshme në akademinë e tyre, por ai zgjodhi të bashkohej me Juan Larios te Manchester, i cili thuhet se ra dakord të nënshkruajë për Cityn në dhjetor.

Muajin e kaluar, Barcelona ishte e sigurt që do të kishtë një marrëveshje të re me Jurado, por United duket se ka arritur ta bindë atë të bashkohet me të rinjtë e klubit.

Jurado është arritja më e fundit e United pas nënshkrimit me portierin Radek Vitek muajin e kaluar, i cili është 1 metër e 96 cm dhe sulmuesi 16-vjeçar Joe Hugill, i cili është një nënshkrim i konfirmuar nga Sunderland.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga