
Me një veprim që i mahniti të gjithë gjatë ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Champions League-s ndaj Atletico Madrid, Karim Benzema e dërgoi (falë finalizimit të Isco-s) Real Madrid-in në finale ku do të përballet me Juventus-in.
Por përveç faktit që ka mbushur faqet e shtypit spanjoll që flasin për performancën e jashtëzakonshme që dhuroi, tabloidet kanë zbuluar motivet e ndarjes me këngëtaren e famshme Rihanna, pas një fejese që zgjati vetëm pak muaj.
Pavarësisht kënaqësive të marra së fundmi në fushën e lojës, Benzema mund të “përjetojë” probleme jashtë saj për shkak të love story-t me yllin e pop-it, që gjithashtu është tifoze e skuadrës së Massimiliano Allegri-t.
Sipas të përditshmes spanjolle, “Don Balon Rosa”, lojtari i Real Madrid-it është ndarë nga këngëtarja nga Barbados për shkak të Chris Brown: ish i dashuri i Rihanna-s. “Rihanna shkonte mirë me Benzema dhe ai gjithashtu. Problemi është se ajo është ende e dashuruar me Brown”, ka zbuluar një burim pranë çiftit.
Nëse konfirmohet, ky nuk do të ishte një lajm i pëlqyeshëm për Benzema-n, veçanërisht në prag të fundit të La Liga-s ku Real Madrid-in po lufton për vendin e parë me Barcelona-n, e mbi të gjitha, përpara Champions League-s në Kardif.