
Nicolo Zaniolo kaloi me sukses ditën e hënë operacionin në gju. Mesfushori i Romës u dëmtua gjatë pjesës së parë në ndeshjen e fundjavës kundër Juventus, aty ku verdhekuqtë u mundën 1-2. Pas këtij operacioni, 20 vjeçari pritet të mungojë për një kohë të gjatë duke rrezikuar seriozisht edhe pjesëmarrjen në EURO 2020.
Pas ndërhyrjes, për mediat italiane ka folur mjeku Paolo Mariani, që e cilësoi si sukses këtë ndërhyrje. "Nuk kishte komplikime gjatë operacionit, gjithçka shkoi me sukses dhe tani pritet që Roma të ndihmojë Nicolo-n me fazën e rikuperimit. Euro 2020? Ai do të rikthehet përpara kampionatit europian dhe do të jetë në dorën e trajnerit Mançini nëse do e grumbullojë, pasi dihet që ai nuk do jetë në 100 përqind të formës", tha Mariani për Gazzetta dello Sport.