
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur para sfidës Krotone-Juventus që u luajt pasditen e djeshme dhe përfundoi 2-0 për bardhezinjtë e Alegrit.
Të gjitha biletat për këtë sfidë ishin shitur dhe në pamundësi për të parë nga afër ndeshjen, një tifoz ka shkuar në spital duke kërkuar ndihmën e shpejtë.
Arsyeja? Spitali i Krotones është përballë stadiumit të qytetit dhe pikërisht aty ku po luhej sfida kundër Juventusit.
"Pacienti" ka kërkuar të shtrohej në dhomën me pamje nga stadiumi, por mjekët kanë kuptuar idenë e tifozit, duke mos pranuar kërkesën e tij të çuditshme.
Poll