Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ngec rinovimi i Hysajt te Napoli, agjenti shpjegon situatën

Shkruar nga NEWSPORT
Ngec rinovimi i Hysajt te Napoli, agjenti shpjegon situatën

Elseid Hysaj pritet të rinovojë me skuadrën italiane të Napolit. Por jo gjithçka ka shkuar ashtu si ishte përfolur disa ditë më parë. Agjenti i mbrojtësit kuqezi shpjegon situatën, ku sipas tij ka patur një takim me drejtuesit napolitanë, dhe gjithçka pritet të mbyllet në ditët në vijim.

"Të dielën u takuam për rinovimin, por është e qartë që nuk mund të mbyllej gjithçka që në takimin e parë. Duhen vlerësuar shumë gjëra, cila strategji duhet shfrytëzuar. Napoli dëshiron të futë në kontratë një klauzolë për prishjen e saj, për momentin nuk kemi ende marrëveshje. Në raste të tilla duhet durim dhe kohë, nuk gjendet marrëveshja që në bisedim e parë. Lojtari dëshiron një kontratë të rëndësishme dhe jam i sigurt që do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë, edhe pse do ishte budallallëk të mos gjenim një marrëveshje. Hysaj sezonin e ardhshëm do të vazhdojë rrugën e rritjes dhe do të jetë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Napolit, edhe në merkato. Verën e ardhshme mund t’i vijnë Napolit oferta shumë të rëndësishme”, përfundoi agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi duke lënë të nënkuptohet se pse rinovimi po zvarritet.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga