Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga “sirenat” e merkatos te festa e sotme, te Tirana është dita e Florent HASANIT

Shkruar nga NEWSPORT
Nga “sirenat” e merkatos te festa e sotme, te Tirana është
Florent Hasani ka marrë përsipër të udhëheqë ekipin e Tiranës për pjesën tjetër të sezonit. Pas ikjes së Redon Xhixhës, pesha e golave ka rënë në kurrizin e tij dhe sulmuesi kosovar po i përgjigjet në mënyrën më të mirë detyrës së re. Aktualisht ai kryeson renditjen e golashënuesve me 11 gola, aq sa Xhixha, dhe të tjerë priten nga ai në ndeshjet në vijim. Sot është një ditë feste për të dhe Tiranën, pasi Hasani feston ditëlindjen e tij të 26-të. Klubi bardheblu me një postim në rrjete sociale e ka uruar yllin e tyre. Sirenat e merkatos kanë filluar të bien me disa ekipe turke që janë duke vëzhguar anësorin kosovar. Me një vlerë prej 400 mijë eurosh në Transfermakt, që mund të rritet nëse vazhdon me këtë formë, dhe kontrata që i skadon në maj të 2024-s, Tirana mund të përfitojë sërish nga shitja e një tjetër ylli.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga