Berat Gjimshiti ka fituar derbin e shqiptarëve ditën e sotme në Seria A, teksa me Atalantën e tij ka mposhtur Veronën e Kumbullës dhe Rrahmanit.
Shtatlarti kuqezi është një nga mbrojtësit e rëndësishëm tek Atalanta, e cila këtë sezon është duke bërë mirë në Seria A, duke u renditur në vendin e 6 me 28 pikë.
Sfida e sotme me Veronën ishte duke shkuar drejt barazimit, teksa Berat Gjimshiti shfaqet nga hiçi në zonën kundërshtare duke shënuar golin e fitores për Atalantën në minutën e 93. Një gol që mbrojtësi kuqezi e ka kërkuar aq shumë me Atalantën.
Pas përfundimit të sfidës për Gjimshitin nuk kanë përfunduar elozhet dhe komentet pozitive për golin e shënuar as nga shokët e tij të skuadrës tek Kombëtarja shqiptare.
"Bravo Gjimii" i shkruan kapiteni legjendar Lorik Cana. Ndërsa "Si bomber shënove" e komplimenton Erjon Bogdani. Në vijim Gjasula e komplimenton duke I thënë "I madh" dhe Kastriot Dermaku mendon njësoj si Bogdani duke i thënë "çfarë bomber".

