Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Nga bodybuilding në “OnlyFans”, Mari Reis “tërbon” fansat me format e saj

Shkruar nga NEWSPORT

Pesë herë kampione në bodybuilding, Mari Reis, nga Varginha, sot i përkushtohet plotësisht prodhimit të përmbajtjeve për të rritur, “OnlyFans”.

Me një trup të tonifikuar që pasqyron përkushtimin e saj ekstrem ndaj ushtrimeve fizike, Mari Reis, la karrierën e saj si atlete dhe modele fitnesi për t’u bërë milionere përmes prodhimit të pajisjeve dixhitale për të rritur.

“Këto ndryshime më kanë ndodhur shumë natyrshëm. Unë kam qenë gjithmonë shumë me këmbë në tokë dhe realiste, gjithmonë kam qenë shumë e vetëdishme që gjithçka është një fazë. Faza dhe karriera ime si sportiste përfundoi ashtu siç kam dashur. Synimi im ishte të fitoja titujt kryesorë dhe më të rëndësishëm në kategorinë në të cilën kam garuar dhe kështu ka qenë. Kam arritur ta mbyll karrierën time si sportiste në kulmin e saj”, tha Mari.

Ajo tha se tashmë ka lënë sportin dhe merret më së shumti me fotografimin e bikinit, apo ekspozimin e trupit për përfitimime financiare.

“Dhe ajo që më interesoi më shumë, natyrisht, ishte kthimi financiar. Ky medium i përmbajtjes për të rritur nuk është në rënie, kërkesa është shumë e lartë dhe po rritet gjithnjë e më shumë. Ata që janë vërtet të gatshëm të punojnë me të, janë të përkushtuar, dinë të punojnë drejt, janë shumë të suksesshëm.

Kur fillova me përmbajtje për të rritur, fillova të dija se do të më duhej të ecja përpara dhe të guxoja, gjithnjë e më shumë, të përmbushja gjithmonë pritshmëritë dhe dëshirat e publikut që më abonon. Pra, sepse tashmë e kisha këtë ndërgjegjësim, gjithçka ka ndodhur natyrshëm, kam ecur pak nga pak, në mënyrë shumë të natyrshme, derisa arrita në nivelin e përmbajtjes me të cilin punoj sot”, tha ajo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga