
Humbja ndaj Reims ka vënë në dyshim pozicionin e Tuchel te PSG-ja. Për trajnerin gjerman do të jenë shumë të rëndësishme dy ndeshjet e radhës në kampionat ndaj Bordeaux dhe Gallatasarit në Champions League. Humbja e fundit nuk ka lënë një shije të mirë të drejtuesit që kërkojnë që skuadra të rikthehet te fitorja, në të kundërtë do të ketë masa dhe ai që do ta pësojë do të jetë trajneri Tuchel.
Mediat franceze ka nisur aludimet për zëvendësuein e tij dhe sipas tyre Masimiliano Allegri është i pari në listë për të marrë drejtimin e skuadrës. Pas largimit nga Juventusi, trajneri italian është pa skuadër, ndërkohë që ofertat për të nuk kanë munguar. Allegri është lakuar edhe për të marrë drejtimin e Manchester United në rast largimi të Solskjaer.