
Neymar JR ishte dëshira e madhe e Barcelonës në këtë merkato vere. Ylli brazilian u kërkua me mjaft ngut nga drejtuesi katalanas, të cilët kërkonin që të shtonin akoma dhe më shumë forcën në repartin e sulmit.
Gjithsesi, akordi mes palëve nuk u arrit dhe arsyen e ka zbuluar vetë presidenti i klubit, Joseph Bartomeu për televizionin zyrtar të klubit.
"Ne kishim nevojë për shërbimet e Neymar dhe tentuan ta merrnim sërish në skuadër. Pas shumë negociatash, PSG nuk i uli kërkesat, duke na kërkuar 222 milionë eurot e shpenzuara prej tyre dy vite më parë. Lakimi i emrave si Semedo,Dembele dhe Rakitic ishte një ide e tyre, por ne nuk kërkuar asnjëherë që t'i largonim në atë mënyrë. Aktualisht, merkato është mbyllur, por ne nuk do të heqim dorë nga Neymar. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk do të ndodh në merkaton e dimrit"-u shpreh duke përfunduar Bartomeu.