
Kur u duk se rrugët e dërgonin te Reali i Madridit,
Barcelona është zgjuar dhe ka bërë një ofertë konkrete për Neymar JR.
Braziliani ka dalë totalisht nga planet e Thomas Tuchel dhe PSG mendon të heq
dorë sa më shpejt nga shërbimet e brazilianit.
Me tu njohur me vendimin e kampionëve të Ligue 1, Reali i Madridit ka nisur
ofensivën për të arritur te 27 vjeçari, por oferta me kërkesat kanë qënë larg
dhe kjo ka sjellë ngërç në operacion.
Kjo ka bërë që Barcelona të tentojë mrekullinë dhe të rikthejë ish-futbollistin
e saj. Për lojtarin që dy vite më parë e shiti për shifrën rekord të 222 milionë
euro, Barcelona ofron kartonin e patriotit të tij, Philippe Coutinho dhe 80
milionë euro.
Konfirmimi vjen nga "Le Parisien" edhe pse besohet se kjo ofertë do të
hidhet poshtë menjëherë nga presidenti AL-Khelaifi. Barcelona ka kohë për të
mbyllur këtë operacion edhe për pak kohë, me merkaton në Spanjë që mbyllet më 2
shtator dhe deri atëherë priten surpriza të mëdha.