
Newcastle është gjithnjë e më afër rinovimit të kontratës për një nga lojtarët më thelbësorë të ekipit të Eddie Howe. Skuadra angleze ka arritur një marrëveshje me mesfushorin Bruno Guimaraes për zgjatjen e kontratës deri në qershor 2028, e cila pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Braziliani 25-vjeçar është në radarët e shumë ekipeve të mëdha, por vullneti i tij duket i qartë teksa dëshiron vetëm qëndrimin te ekipi bardhezi. Megjithatë një klauzolë lirimi do të përfshihet në marrëveshjen e re. Kushdo që dëshiron shërbimet e tij, duhet të paguajë 100 milionë paund.
Poll