
Newcastle nuk ka kohë për të humbur. Klubi i Premier League është bërë me pronarë të rinj arab dhe dëshrion menjëherë të jetë mes protagonistëve. Synohet një merkato e madhe, sakaq listën e dëshirave e kryeson një sulmues i Chelseat.
Bëhet fjalë për Werner. Gjermani nuk po kalon mirë te Blutë e Londrës, pasi konkurenca është e madhe dhe minutat në fushë nuk janë ato të dëshiruarat. Kështu, largimi shihet si zgjidhja e vetme. Newcastle nuk i ka problem më paratë dhe sipas medieve angleze, do hidhet menjëherë në sulm.
Një fakt që shton akoma më shumë mundësinë për transferimin e mundshëm është se Werner nuk do ndryshonte kampionat, por thjeshtë skuadër.
Poll