Tirana përveç pjesëmarrjes në Conference League, po punon edhe me seleksionimet e të rinjve që mund t’iu bashkohen bardhebluve.
Talentet e rinj do të përzgjidhen nga një bord trajnerësh të drejtuar nga Irfan Bujari dhe Glen Herri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryeqytetasit kanë bërë thirrjen e fundit për ditën e nesërme, që sa më shumë të vijnë të regjistrohen për t’u bashkuar me bardheblutë.
“Ditën e Martë, datë 1 Gusht 2023, Akademia hap dyert me fazën e fundit të seleksionimeve. Rezervo datën, eja në ambientet e kompleksit “Skënder Halili” për të mos humbur eksperiencën në kampin e kampionëve”, ka shkruar klubi.
[caption id="attachment_702004" align="alignnone" width="511"] Postimi ne "Insta-Story"/ © Credits instagram.com/kftirana_academy/[/caption]