Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nervozizëm te Kukësi, pritet që të ketë largime

Shkruar nga NEWSPORT
Nervozizëm te Kukësi, pritet që të ketë largime

Ardhja e trajnerit Ernest Gjoka në krye të skuadrës për disa lojtarë është një sfidë më vete. Disa duhet që të bindin trajnerin për të qëndruar për të ardhmen, si me lojë ashtu edhe me sjellje. Kjo situatë është në dorë nga vet futbollistët, të cilët duhet që të bien në syrin e trajnerit.

Por, gjatë ditëve të fundit mësohet se në Ohër ka pasur ngritje zëri brenda ambienteve të ekipit. Disa futbollistë i kanë ngritur zërin stafit, ndërsa edhe në lojë mësohet se kanë qenë shumë dobët. Kjo gjë nuk e justifikon qëndrimin e tyre në ekip, ndërsa pritet që të ketë dhe masa. Situata nuk duket ashtu siç e shohim nga jashtë, por për "newsport.al" bëhet me dije se nervozizmi ka përfshirë Kukësin në prag të kampionatit.

Kjo gjë pritet që të përshkallëzohet, pasi trajneri Ernest Gjoka do të bëjë një listë largimesh. Disa lojtarë nuk do të qëndrojnë, ndërsa pas kthimit në Shqipëri, nga Kukësi mund të ketë emra të tjerë që do të lënë ekipin, pasi dhe organika është e fryrë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga