Flamurtari nuk ndalet në merkato. Pas dy përforcimeve të ditës së sotme me sulmuesin Tomislav Bushiç dhe mesfushorin me tipare sulmuese Donjet Shkodra, pritet që të bëjë dhe “godjten” e radhës për katërkëndorin, të cilin sezonin e shkuar e mbrojtën Argent Halili, Klodjan Xhelilaj dhe Ilion Lika.
[caption id="attachment_12152" align="alignleft" width="300"] Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi[/caption]
Ardhja e administratorit të Flamurtarit nga Turqia ditën e sotme ka sjellë këto ndryshime. Sinan Idrizi duket se ka sjellë edhe “arkën” me vete për të bërë blerjet e radhës në kampin kuqezi.
Por, për sezonin e ardhshëm trajneri Gugash Magani ka kërkuar që të ketë një lojtar të huaj në kuadrat, në mënyrë që ta ketë të garantuar edhe prapavijën. Burime pranë klubit kuqezi bëjnë me dije se një portier i huaj ka ardhur sot në Vlorë, ndërsa ai ka arritur akordin paraprak me drejtuesit, por nuk dihet nëse ka hedhur firmën e në kontratë. Të hënën ai do të jetë në stërvitje me kuqezinjtë, ku do të shihet edhe nga trajneri i portierëve Luan Birçe.
Më parë është përfolur për malazezin Miroslav Vujadinoviç, i cili do të merrte dorezat e “gardianit” të portës vlonjate, por edhe për Ibrahim Bejten, i cili sezonin e shkuar luajti për Besëlidhjen. U përfol edhe që Halili ka firmosur për sezonin e ri, por lojtari ka bërë me dije për “neësport.al” se ende nuk ka firmosur.