Basketbolli në Shkodër me ardhjen e presidentit të ri Alban Xhaferit ka filluar të ringrihet sërish. Shumë lojtarë të ardhur dhe trajner që e kanë kthyer këtë ekip në një nga skuadrat pretendente për trofe.
Basketbolli duket në një tjetër nivel me futbollin, pasi te skuadra e futbollit deri më tani nuk ka një president dhe drejtohet nga Bashkia.
Një nga ish-lojtarët e Vllaznisë dhe futbollit shqiptar, Edi Martini është shprehur me shaka se e ka inat presidentin Xhaferi pasi ky I fundit nuk ka zgjedhur të financojë te klubit futbollit, por ka zgjedhur basketbollin. Komenti I tij është bërë në faqen zyrtare të klubit Vllaznia në Basketboll.
"Sa inat e kam Alban Xhaferin që ka ardhur te ju e nuk është afruar te futbolli. Djalë kampion, respekte", shkruan Martini në komentin e tij.
