
Ditën e sotme Ferrari ka konfirmuar rinovimin e kontratës së re me pilotin Charles Leclerc. Pas një viti të suksesshëm me Ferrarin, Leclerc duket se ka marr sërish besimin e drejtuesve të "kokë kuqes" duke i besuar makinën deri në fund të sezonit 2024.
Ajo që është më e bujshme është idea se Leclerc mund të befasohet me shokun e ri të skuadrës, pasi pritet të mos jetë më Vettel por Leëis Hamilton. Sipas të dhënave besohet se Hamilton mund t'i bashkohet skuderisë së Ferrarit në 2021.
Pas rinovimit të kontratës Leclerc u shfaq i kënaqur i cili deklaroi: "Jam shumë i lumtur që po qëndroj këtu. Ky sezon që lashë pas ishte si një ëndërr për mua."
Poll