
Jasir Asani është kthyer në personazh tashmë edhe në Maqedoni.
Talenti i Vardarit të Shkupit zgjoni të linte Shpresat e Maqedonisë dhe të përfaqësonte Shqipërinë U-21. Por, pasi mediet maqedonase kanë mësuar faktin se Asani nuk ka qenë dje as në 18-shen e Shpresave kuqezi kundër Greqisë kanë nisur një sulm psikologjik, të pakuptimtë ndaj talentit shqiptar.
Newsport.al ka mundur të zbulojë një artikull në një nga mediet maqedonase që pasi ka ironizuar me faktin që Asani nuk po gjen vend në ekipin e drejtuar nga Redi Jupi, vijon më tej duke u drejtuar me një pyetje retorike për 21-vjeçarin: "Mos vallë gaboi Asani që zgjodhi të ndryshonte fanellë dhe simbolet nacionale duke lënë Maqedoninë për Shqipërinë?". Një pyetje që gjithsesi do të marrë përgjigjeje në të ardhmen nga Jasir Asani, një futbollist i talentuar, i cili me të dhënat që zotëron sigurisht që ka një prespektivë të ndritur, madje është një element me vlera për kombëtaren e Shpresave të Shqipërisë.
Në takimin e djeshëm ndaj Greqisë, 21-vjeçari qëndroi jashtë 18-shes, por duket se një vendim i tillë është menduar nga trajneri Jupi si më i drejti duke qenë se Asani ka vetëm pak ditë me ekipin dhe kërkon kohën e nevojshme për t'u përshtatur me kuqezinjtë e vegjël.