
Bota e shpejtësisë është duke folur për të ardhmen e Leëis Hamilton. Kampioni britanik i Mercedes e përfundon kontratën me ekipin aktual në 2020, andaj sinjalet e para për ndryshim skuadre vijnë nga Italia. Mediat Apenine e bëjnë fakt të kryer kalimin e tij te "Kokëkuqja", duke realizuar një dëshirë të kahershme të skuderisë italiane.
Bisedimet kanë avancuar, me Xhon Elkan që ka takuar disa herë Hamilton. Presidenti i Ferrarit është një fans i tij, duke e cilësuar si Kristiano Ronaldon e Formula 1. Me Vetel dhe Hamilton në pritje, sezonet e ardhshme do të rezervojnë surpriza të mëdha në elitën e shpejtësisë.
Poll