
“Fantazi Futboll” është loja që të ngjall emocione sikur të jesh në fushën e lojës. Ka momente qetësie, hidhërimi dhe gëzimi. Situatat janë të ndryshme, ndërsa Totti, Pjaniç, dhe pasuesit ne tyre janë të destinuar të zgjidhin emocionet e tifozëve.
“Mondopallone.it” ka bërë një shkrim dedikuar sezonit të ri të futbollit në Serie A, ku ka futur mes më të mirëve edhe shqiptarin Ledjan Memushaj, kapiteni i Pescara-s, të cilit do t’i besohet gjuajtja e 11-metërshave. Tifozët e Pescara-s që mund të zgjedhin të luajnë në “Fantazi Futboll” do të shohin cilësitë e tij, ndërsa sipas shkrimit të mëposhtëm, duket se tifozët italianë të lojtarit kuqezi nuk do të mbeten të zhgënjyer.
“Për fat të mirë nuk do të jetë Pelle në sezonin 2016/17 në Serie A, përndryshe gjuajtja e 11-metërshave do të ishte një rrezik më vete. Për sezonin e ardhshëm, disa skuadra do të ndajnë disa lojtarë për të vendosur se kush do të jetë gjuajtësi i 11-metërashve, ku Juventus duhet të zgjedhë mes Dybala dhe Higuain, Milan mes Baça dhe Niang, Roma ka të preferuarin Totti. Interi ndoshta me Icardin dhe Napoli me Hamshik”.
“Sezonin e shkuar supriza më e bukur ishin Iliçiç dhe Birsa, ndërsa këtë vit pritet që të ketë ngjarje të këndshme me Paloschi (Atalanta), Joao Pedro (Cagliari), Memushaj (Pescara), Destro (Bologna), Palladino (Crotone)”.