
Emocionet e futbollit dhe të Kombëtares sonë nuk po përjetohen vetëm nga shqiptarët. Ka shpërthyer tashmë “kuqezimania” në Francë, që ka përfshirë edhe këta dy kinezë, të cilët, siç duket në foto, janë konvertuar në ultras të Kombëtares së Shqipërisë. Ata janë lyer me ngjyrat kuqezi dhe kanë ndjekur ndeshjen me Rumaninë në Lion e në fund patjetër që kanë festuar. Një falënderim për ta dhe gjithë të huajt e tjerë, që në këto momente bëjnë tifo për kuqezinjtë tanë.
Poll