
Gjashtë herë kampionit të botës në Formula 1, Leëis Hamilton i përfundon kontrata me Mercedes në fund të sezonit, ndërsa bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë filluar ende. Në media prej kohësh qarkullon lajmi për njuë kalim të bujshëm të Hamilton tek Ferrari. Një ide e çmendur e cila do të trondiste botën e F1.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale britaniku 35 vjeçar mohoi se kishin filluar bisedimet për rinovimin e kontratës me drejtorin e Mercedes Toto Ëolff. Ndërsa nga ana tjetër brenda kokë kuqes janë konfirmuar zërat se ka patur bisedime mes Ferrarit dhe Hamilton. Në rast të një marrëveshje të ardhshme britaniku pritet të fitojë si nga Ferrari ose Mercedes më shumë se 45 milion euro në sezon.