U transferua te Interi në merkaton e verës dhe tashmë është shndërruar në lojtarin kyç sa i përket fazës ofensive. Romelu Lukaku po kalon një moment fantastik me zikaltërit duke arritur të shënojë plot 17 gola. Edhe pse futbolli është ndalur ai vijon të vlerësohet maksimalisht.
Këtë herë është nderuar nga vendi i tij, Belgjika, teksa është përfshirë në formacionin më të mirë të të gjithë kohërave sa i përket përfaqësueses belge. Kjo është publikuar sot nga përditshmja belge “Het Laats Niews” pas sondazhit të zhvilluar.

Poll