
Tottenham nuk dorëzohet për sulmuesin e Romës Nicolo Zaniolo. Sipas raportimeve të Calciomercato, ekipi anglez tashmë ka nisur bisedimet me homologët e tyre në Serie A për të diskutuar mundësitë për një transferim të mundshëm të Zaniolo.
Tottenham ka paraqitur një ofertë prej 55 milionë euro për Zaniolo, duke përfshirë këtu dhe bonuset e lojtarit. Kjo ofertë nuk ka bërë aspak përshtypje tek ekipi Italian që e cilësojnë Zaniolon si një ndër lojtarët më premtues, veçanërisht trajneri tyre Jose Mourinho që ka një konsideratë për të riun.
Mourinho është gati të bëjë çdo gjë për të ndaluar një largim të mundshëm të yllit 22 vjeçar nga kryeqyteti. Special One nuk do të dëshironte kurrë që të ndodhte një transferim i tillë aq më tepër te Tottenham. Arsyeja kësaj është shkarkimi që i bëri ekpi anglez në prill të 2021.