Pas asaj paraqitjeje shumë të mirë me Italinë në ndeshjen me Belgjikën, është shtuar edhe më shumë interesi i klubeve angleze për mbrojtësin Leonardo Bonuçi. Ata që e duan me më shumë ngulm janë Hoze Mourinjo, trajeneri i Mançester Junajtid, pavarësisht se ka marrë Beilin nga Vilareali, si dhe Antonio Konte, trajneri i Çelësit dhe ende trajner i kombëtares axurre. Titullari i mbrojtjes së Juventusit dhe Italisë po kalon një një formë shumë të mirë dhe sezonin e ri nuk do të ishte çudi ta shihnim në Angli.