
Së fundmi janë publikuar rregullat e reja s ai përket sistemit VAR, që do të hyjnë në fuqi në 1 qershor të këtij viti. Vendimet e marra në datën 7 prill nga IFAB janë bërë publike vetëm ditën e sotme. Ligat e Futbollit do të mund t’i përdorin këto rregulla të reja duke nisur nga sezoni 2020-2021, edhe pse edicioni aktual mund të zgjatet përtej datës 1 qershor. Më poshtë keni gjitha rregullat e reja të miratuara në datën 7 prill.
PREKJA E TOPIT ME DORE: në rast se sulmuesi prek topin me dorë, kjo do të rezultojë në faull vetëm nëse loja menjëherë te çon në gol ose në një mundësi të qartë shënimi. Për të përcaktuar qartë shkeljen me dorë, përcaktohet kufiri i krahut në pikën e poshtme të sqetullës.
GODITJET E PENALLTISE: nëse portieri shkel rregullat, por topi nuk futet ose perplaset në shtylle ose në traversë, gjuajtja nuk do të përsëritet nëse shkelja nuk ka ndikuar qartë te gjuajtesi i penalltise.
Nëse portieri dënohet dhe gjuajtja përsëritet, portieri do të njoftohet për një shkelje të parë (gjatë ndeshjes ose në penallti) dhe do të penalizohet (karton i verdhë) nëse kryen më shumë se një shkelje.
Paralajmërimet e bera gjatë ndeshjes, përfshirë minutat ekstra, nuk do të merren parasysh gjatë penalltive. Nëse portieri dhe gjuajtesi shkelin rregullat në të njëjtën kohë, goditësi do të penalizohet.
VAR: Vetëm një sinjal televiziv do të jetë i nevojshëm për të bërë një përmbledhje të bazuar vetëm në Var. Në rast se episodi është subjekt i konsideratave subjektive, gjyqtari duhet ta rishikojë atë në monitor.
Për më tepër u vendos që:
– Prekja me dore e vullnetshme e një mbrojtësi do të konsiderohet “veprim me dashje” në përcaktimin e një pozicioni jashte loje.
– Nëse portieri e luan topin ne menyre te parregullt për herë të dytë pasi loja ka rifilluar, atëherë para se dikush tjetër ta prekë atë, do të zbatohet sanksioni përkatës disiplinor, duke përfshirë nëse topi prek krahun ose dorën.
– Nëse gjyqtari lejon ekzekutimin e një goditje denimi “të shpejtë” ose i jep avantazh lojes nese shkaktohet nje faull do te konsiderohet si “veprim ndihmues”, dhe kartoni i verdhë nuk do të jepet per lojtarin qe shkakton faull.
– Kushdo qe nuk respekton distancen prej 4 metra qe eshte e detyrueshme me topin në tokë ne goditjet e lira, do të marre karton te verdhe.
– Nëse pas nje goditje denimi apo rinvenie fundore nga portieri shoku i skuadres se portierit do i ktheje topin portierit me koke, veprimi do te perseritet por nuk do te kete sanksione nese ky veprim do te ndodhe perseri.