Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndryshimi i Juventusit në 10 vitet e fundit, stadium, trofe, por s'ka Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshimi i Juventusit në 10 vitet e fundit, stadium, trofe, por s'ka

Juventusi në vitet e fundit e ka dominuar futbollin italian. "Zonja e Vjetër", që nga sezoni 2008/9 ka arritur të fitojë 7 kampionate, 4 kupa dhe 4 superkupa. Përveç trofeve, bardhezinjtë tashmë kanë edhe një stadium modern, i cili është një prej më të mirëve në botë.

Dominim total, rritje të ardhurash dhe blerje lojtarësh. Mirëpo, që përpara se të ndodhte, ndoshta askush nuk do ta kishte besuar që Cristiano Ronaldo do të ishte pjesë e Juventusit. Me të në skuadër, diferenca shihet shumë qartë.

Deri më tani skuadra e drejtuar nga trajneri Massimiliano Allegri në 20 ndeshje në Seri A ka arritur të barazojë vetëm në dy raste, ndërsa gjithë takimet e tjera janë fitore.

Nëse në "Allianz Stadium" duan që të vijë trofeu, ky është sezoni ku padyshim që të gjithë mezi e presin, pasi aty kanë golashënuesin më të mirë në histori të këtij kompeticioni.

Në Itali nuk ka më diskutim, kapitulli është mbyllur për Juventusin, pasi ka fituar çdo trfe të mundshëm, e ndërsa diçka e tillë vazhdon të ndodh ende, pasi janë 11 pikë larg vendit të dytë, pak ditë më parë kanë fituar Superkupën ndaj Milanit.

Gjithçka është duke shkuar perfekt deri më tani. Pra, në 10 vite janë fituar 15 trofe, mirëpo në Europë asgjë. A është ky viti i duhur për Juventusin?

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga